12.08.2019, 16:44

Dybala gjithnjë e më afër PSG

Skudra e Paris Saint Germain është gjithnjë e më afër transferimit të Paulo Dybala.

PSG e kanë kuptuar se janë duke e humbur yllin kryesor të skuadrës, Neymar JR, i cili sot është parë në zyrat e Barcelonës.

Kampionët e Ligue 1 e dinë se humbja e Neymar është e madhe dhe tashmë do të bëjnë gjithçka për të gjetur zëvendësuesin e tij.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se PSG është shumë afër transferimit të Paulo Dybala.

Dybala nuk po pëlqehet në ‘Allianz Stadium’, madje edhe trajneri Maurizio Sarri kishte bërë të ditur se nuk mund të bëjë asgjë për ta mbajtur argjentinasin në skuadër.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Mbetet të shihet se kur do të konkretizohet kjo lëvizje, që do të ishte prej më të mëdhave në merkato.

LEXO EDHE:  Liverpool fiton dhe dhuron spektakël ndaj Arsenalit