Dita e Dardanëve, Kosova përballet me Norvegjinë

Dita e shumëpritur ka ardhur. Kosova përballet sonte me Norvegjinë në Bergen nga ora 19:00.

25.11.2021 / Sport

Dita e Dardanëve, Kosova përballet me Norvegjinë
Foto: Ilustrim

Ky takim zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. Në Grupin C bënë pjesë edhe Danimarka. Sfida ndaj danezëve do të zhvillohet më 28 Nëntor në Prishtinë, nga ora 19:00. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese. Katër kombëtare kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues.

Kjo është hera e parë që përballen Norvegjia dhe Kosova. Vendasit kanë vënë në dispozicion 1200 bileta për takimin e parë në shtëpi pas 20 vjetësh. Shqiptarët që jetojnë në Norvegji, biletat mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Federatës Norvegjeze (basket.no).


Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shqiptarë, ashtu siç i kanë përkrahur në ndeshjet tjera që i kanë zhvilluar si mysafirë.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *