David Alaba niset drejt Real Madridit

02.01.2021

Real Madridi thuhet se është shumë afër që të transferojë David Alaban nga Bayern Munich. Mbrojtësi austriak është i lirë që të bisedojë me secilën do skuadër, pasi kontrata e tij me Bavarezët skadon në verën e këtij viti. Alaba tashmë ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Bayernin, duke kërkuar kështu një aventurë të re. […]

David Alaba niset drejt Real Madridit Foto: David Alaba of FC Bayern Munich during the German DFB Pokal quarter final match between FC Schalke 04 and Bayern Munich at the Veltins Arena on March 03, 2020 in Gelsenkirchen, Germany(Photo by ANP Sport via Getty Images)

Real Madridi thuhet se është shumë afër që të transferojë David Alaban nga Bayern Munich.

Mbrojtësi austriak është i lirë që të bisedojë me secilën do skuadër, pasi kontrata e tij me Bavarezët skadon në verën e këtij viti.

Alaba tashmë ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Bayernin, duke kërkuar kështu një aventurë të re.

Lojtari që mund të luajë në krahun e majtë dhe në qendër të mbrojtjes, kishte kërkuar një pagë edhe më të lartë te skuadra gjermane, por kërkesa e tij ishte refuzuar.

Kështu, Real Madridi është duke i plotësuar dëshirën në një kontratë prej dhjetë milionë euro në sezon dhe qëndrim prej katër vitesh në Santiago Bernabeu, raporton Telegrafi

Posa ta përfundojë kontratën me Bayernin, Alaba do të kalojë te madrilenët si lojtar i lirë.