Conte bën gati largimet, dy mbrojtës larg Interit

Interi ka bërë listën e largimeve për merkaton e verës.

Trajneri Antonio Conte po mendon të largojë dy futbollistë nga ekipi i tij, pasi nuk është i kënaqur me formën e tyre.

Mbrojtësi Aleksandar Kolarov dhe Matteo Darmian pritet të largohen në verë.

Ata nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre dhe të dy futbollistët me eksperiencë pritet të gjejnë ekipe të tjera. 

Conte i afroi me shpresën e mirë se do të bënin mirë.

Numri një i stolit besonte shumë tek ata, por nuk ia dolën që të bënin diferencën.

RAPORTO