“Çmendet” Barcelona, 100 milionë euro për yllin e Premier Ligës
Klubi futbollistik katalunas, Barcelona tash e sa kohë është duke e kërkuar njkë sulmues dhe tashmë ka hedhur sytë nga një futbollist i Premier Ligës. Sipas “Sky Sport”, Barcelona ka bërë një ofertë të “çmendur” duke ofruar 100 milionë euro për yllin e Evertonit, Riçarlison. Ky i fundit është një nga lojtarët më të mirë […]
Klubi futbollistik katalunas, Barcelona tash e sa kohë është duke e kërkuar njkë sulmues dhe tashmë ka hedhur sytë nga një futbollist i Premier Ligës.
Sipas “Sky Sport”, Barcelona ka bërë një ofertë të “çmendur” duke ofruar 100 milionë euro për yllin e Evertonit, Riçarlison.
Ky i fundit është një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë, teksa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Thuhet se Evertoni e ka refuzuar ofertën 100 milionë euro për futbollistin brazilian, pasi e konsideron atë shumë të rëndësishëm për ekipin.
Në këtë situatë Barcelona duhet të shikojë për objektiva të tjerë, nëse dëshiron të transferojë një sulmues.