Chelsea shënon fitore

19.10.2019

Newcastle United u mposht sot nga Chelsea me rezultat 1:0 në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Premierligës. Skuadra e Frank Lampard e dominoi ndeshjen e sotshme kundër Newcastle, duke e pasur 72 për qind të posedimit të topit dhe duke i bërë tetë goditje brenda kuadratit të portës kundërshtare, […]

Chelsea shënon fitore Foto: Ilustrim

Newcastle United u mposht sot nga Chelsea me rezultat 1:0 në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Premierligës.

Skuadra e Frank Lampard e dominoi ndeshjen e sotshme kundër Newcastle, duke e pasur 72 për qind të posedimit të topit dhe duke i bërë tetë goditje brenda kuadratit të portës kundërshtare, përderisa mysafirët s’e rrezikuan asnjëherë portën e Chelseat.

Megjithatë, ky dominim i Chelsea s’u përkthye edhe në rezultatin e ndeshjes, pasi që londinezët arritën të sigurojë vetëm fitore me epërsi minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Marcos Alonso e të asistuar nga Callum Hudson-Odoi në minutën e 73-të të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për londinezët. Chelsea radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës me 17 pikë.