Chelsea kërkon Pogban e ri, ka gati ofertën 35 milion euro!

10.04.2021

Një talent i ri tek Ajax ka marrur vëmendjen e Chelseas, ku klubi anglez është i gatshëm të bëjë një ofertë. Chelsea në drejtim të Thomas Tuchel po planifikon blerjen e Ryan Gravenberch për një shumë prej 35 milion euro. Chelsea pritet të jetë aktiv në merkaton e verës, pasi drejtuesit do të mundohen t’i […]

Chelsea kërkon Pogban e ri, ka gati ofertën 35 milion euro! Foto: Ilustrim

Një talent i ri tek Ajax ka marrur vëmendjen e Chelseas, ku klubi anglez është i gatshëm të bëjë një ofertë.

Chelsea në drejtim të Thomas Tuchel po planifikon blerjen e Ryan Gravenberch për një shumë prej 35 milion euro.

Chelsea pritet të jetë aktiv në merkaton e verës, pasi drejtuesit do të mundohen t’i vendosin në dispozicion një ekip sa më kompetitiv trajnerit Tuchel, i cili erdhi vetëm në mes të sezonit në krye të stolit.

Një nga objektivat e drejtuesve londinezë është ylli i ri i Ajaxit, që konsiderohet si Paul Pogba i ri. Bëhet fjalë për Ryan Gravenberch. Holandezi ngjason shumë me Pogba, për sa i përket fizikut dhe stilit të lojës që ai ka.

Mediat në Angli bëjnë me dije se Chelsea ka bërë gati ofertën e parë për 18-vjeçarin, për të cilin do t’i ofrojë Ajaxit 35 milion euro. Tani mbetet në dorë të holandezëve për të vendosur.