Chelsea e do me ngulm transferimin e Iscos

15.01.2020

Chelsea po e dëshiron me ngulm transferimin e Iscos nga Real Madridi qysh në këtë afat kalimtar. The Blues ka kohë që e dëshirojnë transferimin e mesfushorit spanjoll, derisa Los Blancos tani janë të gatshëm ta shesin atë. Sipas asaj që raporton El Desmarque, skuadra londineze është e gatshme që të paguajë 58 milionë euro për […]

Chelsea e do me ngulm transferimin e Iscos Foto: Ilustrim

Chelsea po e dëshiron me ngulm transferimin e Iscos nga Real Madridi qysh në këtë afat kalimtar.

The Blues ka kohë që e dëshirojnë transferimin e mesfushorit spanjoll, derisa Los Blancos tani janë të gatshëm ta shesin atë.

Sipas asaj që raporton El Desmarque, skuadra londineze është e gatshme që të paguajë 58 milionë euro për transferimin e 27-vjeçarit.

Por, madrilenët thuhet se do të tentojnë të përfitojnë nga ky interesim i Chelseat, për t’i marrë shërbimet e N’Golo Kantes.

Zinedine Zidane e adhuron lojën e bashkëkombësit të tij, andaj mund të ofrojnë Isco dhe një shumë prej 100 milionë eurove për ta transferuar francezin.

Chelsea nuk është e interesuar ta shesë Kanten, por është dëshira e këtij të fundit që të largohet nga Stamford Bridge.