Challandes: Kemi përballë ekipin më të mirë në botë, mundësi për të treguar progresin tonë

Nesër në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”, pritet të zhvillohet ndeshja Spanjë – Kosovë.

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se përballë e kemi ekipin më të mirë në botë, kështu duke vlerësuar se është nder të luhet kundër spanjollëve.

Ndeshja kundër Spanjës, për Kosovën është sfida e dytë eliminatore për Botërorin “Katari 2022”.

Ndër të tjerash Challandes ka thënë se ai menaxhon një ekip të mirë, ekip me lojtarë shumë të motivuar dhe se ndeshja kundër Spanjë është një mundësi e mirë për të treguar procesin e Kombëtares së Kosovës që është bërë në mënyrë konstante.

“Pas humbjes nga Suedia nuk është e lehtë të vijmë këtu në Spanjë dhe të përgatitemi për këtë ndeshje. Por, është nder dhe kënaqësi të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë dhe jemi të gatshëm”, tha Challandes.

“Unë menaxhoj një ekip të mirë, ekip më lojtarë shumë të motivuar. Jemi shtet i ri i futbollit dhe duhet të përparojmë, duhet të marrim çdo ndeshje një nga një. Në veçanti ndeshja kundër Spanjës është mundësi për ta treguar progresin e ekipit që është bërë në mënyrë konstante dhe gjatë kësaj periudhe”, ka thënë ai.

RAPORTO