Benzema në histori! Si ai vetëm Raul dhe Messi në Ligën e Kampionëve

17.03.2021

Mbrëmja e djeshme ishte speciale për Karim Benzema, i cili shënon emrin e tij në historinë e Ligës së Kampionëve. Me golin e 1-0 (ai që hapi ndeshjen e sotme e cila përfundoi më pas 3-1) qendërsulmuesi francez u bë lojtari i tretë i aftë për të shënuar për 17 vite kalendarike radhazi në këtë […]

Benzema në histori! Si ai vetëm Raul dhe Messi në Ligën e Kampionëve Foto: Ilustrim

Mbrëmja e djeshme ishte speciale për Karim Benzema, i cili shënon emrin e tij në historinë e Ligës së Kampionëve.

Me golin e 1-0 (ai që hapi ndeshjen e sotme e cila përfundoi më pas 3-1) qendërsulmuesi francez u bë lojtari i tretë i aftë për të shënuar për 17 vite kalendarike radhazi në këtë kompeticion, duke llogaritur nga viti 2005 deri në 2021.

Ai ndan rekordin me Raul (nga 1995 në 2011) dhe Lionel Messi (2005- 2021 edhe për argjentinasin).

Më i vonuar, në këtë rast, Ronaldo, i cili shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në 2006 dhe deri në vitin 2021, por që ka përshëndetur kompeticionin e lartë kontinental “thatë” pasi këtë vit nuk arriti të shënonte në të ndeshjet ndaj Porto-s…