Bayerni edhe më afër transferimit të Bale

Bayerni edhe më afër transferimit të Bale
Çlirim Gashi

12.08.2019 / Sport

Bayern Munich është duke shpresuar që ta transferojë Gareth Balen në këtë afat kalimtar në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit 2019/20.

Zinedine Zidane ka bërë të ditur javë më parë se nuk e konsideron anësorin pjesë të panëve të tij, andaj klubi spanjoll po punon shitjen e tij në këtë verë.

Jiangsu Suning ishte shumë afër ta transferonte 30-vjeçarin nga Los Blancos, mirëpo Florentino Perez e bllokoi kalimin, pasi dëshironte një shumë më të lartë.

Bavarezët e duan transferimin e uellsianit, pas largimit të Franck Riberys dhe Arjen Robbenit në fund të sezonit të kaluar.

Real Madridi i ka bërë me dije kampionit të Bundesligës se nuk e duan largimin e anësorit në formë huazimi, por si shitje permanente.

Bale ka edhe tri vite të mbetura në kontratën me madrilenët, ndërsa dëshira e tij është që në këtë verë të largohet nga Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

RAPORTO