Bayerni dhe Interi diskutojnë për të ardhmen e Perisic

4.6 milionë euro është paga vjetore e tij, derisa ka kontratë me Interin edhe dy vite të tjera, prandaj zikaltërit nuk guxojnë të rrezikojnë.

Interi “obligohet” që në njëfarë mënyre të ulet dhe të diskutojë një mundësi bashkëpunimi me Bayernin për çështjen e kroatit, Ivan Perisic, përcjell GazetaBlic.

Nënkampioni i botës me Kroacinë, ka regjistruar pesë gola dhe tetë asiste në 22 paraqitje këtë edicion, por bavarezët nuk dëshirojnë të shpenzojnë 20 milionë euro për të, për shkak të situatës së krijuar së fundi.

Sipas “Corriere Dello Sport”, kampioni gjerman dëshiron ta mbajë futbollistin edhe më tutje në ekip, por vetëm në formë të huazimit.

Interi ndërkaq, do të pranojë të zhvillojë negociata sa i përket këtij operacioni, për shkak se nuk dëshiron të hasë në probleme të tjera, nga rikthimi i tij në Meazza.

Paga e lartë prej 4.6 milionë në sezon, duke se do ta detyrojë ekipin nga qyteti i modës që ta lë edhe për një tjetër vit në huazim përfaqësuesin ballkanas, e më pas të tentojë shitjen e plotë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.