Bayern Munich fillon bisedimet me Rudigerin
Klubi futbolllistik gjerman, Bayern Munich është raportuar se është skuadra e fundit që ka shprehur interes për lojtarin e Chelseas, mbrojtësin Antonio Rudiger. Madje thuhet se tashmë Bayern Munich ka hapur bisedimet me mbrojtësin gjerman. Kësisoj, të parët e Bundesligës po i bashkohet klubit francez, Paris Saint-Germain (PSG) dhe klubit spanjoll, Real Madridit për t’u […]
Klubi futbolllistik gjerman, Bayern Munich është raportuar se është skuadra e fundit që ka shprehur interes për lojtarin e Chelseas, mbrojtësin Antonio Rudiger.
Madje thuhet se tashmë Bayern Munich ka hapur bisedimet me mbrojtësin gjerman.
Kësisoj, të parët e Bundesligës po i bashkohet klubit francez, Paris Saint-Germain (PSG) dhe klubit spanjoll, Real Madridit për t’u interesuar rreth kontratës së Rudigerit në klubin anglez, Chelsea.
Goal.com kishte raportuar edhe më heret për një interesim të klubeve për monitorim të situatës së Rudigerit, kjo për shkak se lojtari gjerman ende nuk ka nënshkruar zgjatje të kontratës me Chelsean dhe se marrëveshja e tij me klubin anglez përfundon verën e ardhshme.
Po ashtu, raportohet se Bayern Munich ka qenë në kontakt me agjentin si dhe vëllain e Antonio Rudiger, Sahr Senesie, por thuhet se bisedimet janë thjesht paraprake në këtë fazë.
Klubi gjerman i cili drejtohet nga kryetrajneri Julian Nagelsmann po e konsideron Rudigerin si një zëvendësues të mirë për Niklas Sule, kjo nëse ky i fundit zgjedh të largohet nga gjermanët në verën e ardhshme.