Bashkimi triumfon ndaj Trepçës dhe e dërgon finalen në ndeshjen e gjashtë
KB Bashkimi ka arritur një fitore të rëndësishme sonte, duke mposhtur KB Trepçën me rezultatin 85-77.
Foto: Ilustrim
Kjo fitore e ka barazuar serinë finale të play-off-it në basketboll dhe e ka dërguar atë në ndeshjen e gjashtë vendimtare.
Në fitoren e Bashkimit, lojtarët më të dalluar ishin Mack Smith, i cili realizoi 19 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime, si dhe Valon Bunjaku, me 15 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.
Nga radhët e Trepçës, performancë të mirë shfaqi Michael Green me 23 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime, ndërsa Tekele Cotton shtoi 12 pikë, 2 kërcime dhe 3 asistime, por kontributi i tyre nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Tani, seria finale zhvendoset në Mitrovicë. Ndeshja e gjashtë, e cila pritet të jetë mjaft emocionuese, do të zhvillohet të mërkurën në palestrën “Minatori”, me fillim nga ora 19:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.