Ballkani kthehet në Suharekë me fitore në ndeshjen miqësore në Turqi

04.08.2021

Ballkani ka qëndruar për disa ditë në Turqi, ku edhe ka zhvilluar stërvitjet për fazën përgatitore. Përveç stërvitjeve, klubi suharekas ka zhvilluar edhe tri ndeshje miqësore në Turqi, ku prej tyre dy ndeshje i fitoi. Gjatë ditës së djeshme Ballkani në drejtim të Bekim Isufit kanë triumfuar me rezultat 1-3 ndaj skuadrës Kirsehir Belediyespor. Pjesa […]

Ballkani kthehet në Suharekë me fitore në ndeshjen miqësore në Turqi Foto: Ilustrim

Ballkani ka qëndruar për disa ditë në Turqi, ku edhe ka zhvilluar stërvitjet për fazën përgatitore.

Përveç stërvitjeve, klubi suharekas ka zhvilluar edhe tri ndeshje miqësore në Turqi, ku prej tyre dy ndeshje i fitoi.

Gjatë ditës së djeshme Ballkani në drejtim të Bekim Isufit kanë triumfuar me rezultat 1-3 ndaj skuadrës Kirsehir Belediyespor.

Pjesa e parë u mbyll 0-2 derisa në fund rezultati ishte 1-3 në të mirë të ekipit kosovar.

Blend Baftiu me një gol dhe Ermal Krasniqi me dy gola të tjerë realizuan për Ballkanin.

Kujtojmë se dje klubi ka bërë të ditur se sot do të kthehet në Suharekë, ku edhe këtu do të vijojë me përgatitjet.