Ballkani kërkon pikët e plota ndaj Besës – formacionet zyrtare

10.04.2021

Gjatë ditës së sotme fillojnë të zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion. Në kuadër të kësaj jave, sot FC Ballkani do të presë FC Besën në stadiumin e qytetit në Suharekë. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim […]

Ballkani kërkon pikët e plota ndaj Besës – formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme fillojnë të zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion.

Në kuadër të kësaj jave, sot FC Ballkani do të presë FC Besën në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim prej orës 15:00, ku tashmë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Aktualisht Ballkani gjendet në vendin e dytë në tabelë me 55 pikë, derisa Besa në vendin e fundit me 10 pikë.

Formacioni startues i Ballkanit: Ljuljanovic, Thaqi, Berisha, Gashi, Hoxha, Gripshi, Korenica, Shala, Krasniqi, Prekazi, Zeka.

Rezervistët: Haxhihamza, Miftaraj, Kapra, Sinani, Daku, Bytyqi, Maksutaj.

Trajner: Bledi Shkëmbi

Formacioni startues i Besës: Kolaj, Ajdini, Guri, Halili, Xhaka, Salihu, Beseni, Sheqerolli, Qorri, Syla, Tahiri.

Rezervistët: Haxhijaj, Taghiyoullah, Ibrahimi, Shala, Idrizi, Muriqi, Jahmurataj.