Atletico Madrid fiton ndaj Huescas dhe kthehet lider në La Liga

22.04.2021

Pas disa ditësh pushim janë rikthyer ndeshjet e zjarrta të La Ligas. Në kuadër të javës së 32-të të kësaj lige sonte është zhvilluar ndeshja ndërmjet Atletico Madrid dhe Huesca. Atletico Madrid në drejtim të Diego Simeone-s ka arritur që të fitojë me rezultat 2-0. Angel Correa ishte ai i cili zhbllokoi ndeshjen duke shënuar […]

Atletico Madrid fiton ndaj Huescas dhe kthehet lider në La Liga Foto: Ilustrim

Pas disa ditësh pushim janë rikthyer ndeshjet e zjarrta të La Ligas.

Në kuadër të javës së 32-të të kësaj lige sonte është zhvilluar ndeshja ndërmjet Atletico Madrid dhe Huesca.

Atletico Madrid në drejtim të Diego Simeone-s ka arritur që të fitojë me rezultat 2-0.

Angel Correa ishte ai i cili zhbllokoi ndeshjen duke shënuar gol në minutën e 39-të për 1-0.

Ndërsa në pjesën e dytë Atletico Madrid arriti që ta thellojë epërsinë në 2-0, duke shënuar gol Yannick Carrasco.

Pas kësaj fitoreje Atletico Madrid rikthehet në pozitën e parë me 73 pikë, duke lënë pas Real Madridin me 70 pikë dhe Sevilla me 67 pikë.