Arrihet marrëveshja, Ozil kalon në Turqi si lojtar i lirë

16.01.2021

Koha e Mesut Ozilit tek Arsenali ka ardhur në fund. Ylli i “Topçinjve” do t’i bashkohet Fenerbahçes. Siç raporton “Goal” një marrëveshje për 32-vjeçarin tani është arritur dhe kanë mbetur vetëm pak detaje për t’u zgjidhur. Lojtari ka kontratë me Arsenalin deri në verë, me pagën që deri në atë kohë arrin shtatë milionë funte. […]

Arrihet marrëveshja, Ozil kalon në Turqi si lojtar i lirë Foto: LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 27: Mesut Ozil of Arsenal during the UEFA Europa League round of 32 second leg match between Arsenal FC and Olympiacos FC at Emirates Stadium on February 27, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Chloe Knott - Danehouse/Getty Images)

Koha e Mesut Ozilit tek Arsenali ka ardhur në fund. Ylli i “Topçinjve” do t’i bashkohet Fenerbahçes.

Siç raporton “Goal” një marrëveshje për 32-vjeçarin tani është arritur dhe kanë mbetur vetëm pak detaje për t’u zgjidhur.

Lojtari ka kontratë me Arsenalin deri në verë, me pagën që deri në atë kohë arrin shtatë milionë funte.

Arsenali tani po pret që Ozili të udhëtojë drejt Turqisë për të kompletuar transferimin si lojtar i lirë.

Ozili iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi më 2013 për 43 milionë funte.