​Koeman: Do të shihni luftë të zjarrtë për titull deri në fund

22.03.2021

Ronald Koeman ishte shumë i lumtur pas fitores 6-1 të Barcelonës në La Liga ndaj Real Sociedadit në “Anoeta” të dielën. Koeman, Jordi Alba dhe Antoine Griezmann të gjithë festuan ditëlindjet e tyre të dielën, dhe holandezi pranoi se fitorja e madhe ishte një dhuratë e shkëlqyeshme në këtë rast. Shefi i Barcas dha mendimin […]

​Koeman: Do të shihni luftë të zjarrtë për titull deri në fund Foto: Ilustrim

Ronald Koeman ishte shumë i lumtur pas fitores 6-1 të Barcelonës në La Liga ndaj Real Sociedadit në “Anoeta” të dielën.

Koeman, Jordi Alba dhe Antoine Griezmann të gjithë festuan ditëlindjet e tyre të dielën, dhe holandezi pranoi se fitorja e madhe ishte një dhuratë e shkëlqyeshme në këtë rast.

Shefi i Barcas dha mendimin e tij për garën për titull me ekipin e tij që është katër pikë prapa Atletico Madridit me 10 ndeshje të mbetura për t’u luajtur në La Liga.

“Çdo lojë është e vështirë për ne dhe për Atleticon. Edhe Real Madridi është atje. Do të jetë garë emocionuese deri në fund të sezonit”, tha ai.

“Tani shpresoj që të gjithë lojtarët të kthehen nga pushimi pa probleme. Ata më kanë bërë një dhuratë të shkëlqyeshme për ditëlindje, ndërsa ka qenë gjithashtu një ditëlindje e shkëlqyeshme për Jordi Alba dhe Antoine Griezmann”.

Fitorja e Barçës zgjati ecurinë e ekipit të pamposhtur në 18 ndeshje, ndërsa gjigandët katalanas gjithashtu kanë fituar nëntë ndeshje radhazi jashtë shtëpisë në La Liga.

Megjithatë Koeman nuk është plotësisht i bindur që ekipi i tij mund të shmangë humbjen në 10 ndeshjet e tyre të mbetura.

“Unë nuk jam i sigurt se nuk do të humbasim. Ka shumë lojëra të vështira. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë – duke i luajtur lojërat me shumë fokus, “tha ai.