Një terapi e re për kancerin metastatik të pankreasit që është përhapur në mëlçi

19.02.2024

Në njerëzit që kanë zhvilluar kancer pankreatik metastatik në 40 deri në 50 për qind të rasteve, ndodhin edhe metastaza në mëlçi.

Një terapi e re për kancerin metastatik të pankreasit që është përhapur në mëlçi Foto: Ilustrim

Kanceri metastatik i pankreasit ose adenokarcinoma duktale e pankreasit është një tumor shumë agresiv dhe vdekjeprurës dhe përbën më shumë se 90 për qind të rasteve të këtij lloji të kancerit.

Ekspertët theksojnë se aktualisht nuk ka terapi efektive për trajtimin e pacientëve me kancer pankreatik që kanë metastaza në mëlçi.

Lajmi i mirë vjen nga shkencëtarët nga Universiteti i Liverpool-it, të cilët kanë vendosur efektivitetin e një trajtimi të ri për kancerin metastatik të pankreasit. Punimi i tyre kërkimor, i botuar në Nature Cancer, përshkruan njohuri të reja mbi rolin e eferocitozës – varrosja e qelizave të vdekura – në kancerin e pankreasit që përhapet në mëlçi.

Ekipi i shkencëtarëve u drejtua nga profesori Michael Schmid nga Universiteti i Liverpool-it dhe studimi i tyre zbuloi se metastazat e adenokarcinomës duktale të pankreasit (PDAC) tregojnë nivele të larta të makrofagëve imunosupresiv – një lloj i qelizave të bardha të gjakut që nxit rritjen e tumorit, transmeton Telegrafi.

Studiuesit zbuluan se bllokimi i rrugës së eferocitozës gjatë metastazave në fazat e hershme parandalon këtë aktivitet imunosupresiv në makrofagë, duke rivendosur aktivizimin e qelizave T dhe duke reduktuar barrën metastatike të tumorit. Rezultatet e hulumtimit, thonë ata, janë produkt i një përpjekjeje fantastike të përbashkët të shkencëtarëve, onkologëve mjekësorë, kirurgëve dhe pacientëve që punojnë së bashku për të gjetur trajtime më të mira për pacientët me kancer pankreatik.

Kanceri metastatik i pankreasit bën që qelizat malinje të përhapen shpesh në mëlçi

– Në kancerin e pankreasit, qelizat malinje të tumorit përhapen shpesh në mëlçi. Të dhënat tona tregojnë se krijimi i një kamare metastatike mbështetëse në mëlçi është kritike për rritjen efikase të qelizave malinje në një vend të largët. Gjetjet tregojnë se një lloj i caktuar i qelizave imune orkestron formimin e kamares metastatike duke riprogramuar qelizat e tjera imune, duke krijuar kështu një mikromjedis metastatik imunosupresiv, ku qelizat malinje janë në gjendje të fshihen nga përgjigja imune antitumorale. Synimi i këtij lloji të veçantë të qelizave imunitare të lindura ose ndërhyrja në funksionet e tyre imunosupresive mund të shërbejë si një qasje terapeutike efektive në të ardhmen për pacientët me kancer pankreatik metastatik – shpjegoi autori kryesor i studimit, profesor Schmid.

ShutterstockDuke përdorur teknologjitë me një qelizë, ne zbuluam një diversitet të nënvlerësuar të makrofagëve në metastazat e mëlçisë së kancerit të pankreasit. Kemi identifikuar se në mëlçi, makrofagët e shoqëruar me metastaza bashkëjetojnë me funksione të kundërta, disa prej të cilave shfaqin karakteristika imunostimuluese dhe të tjera imunosupresive – theksoi doktoresha Juliana Astuti, e cila mori pjesë në studim.

Një mekanizëm i ri për terapinë e synuar

Si një fakt interesant, shkencëtarët pohojnë se analiza e mëtejshme kohore zbuloi se metastazat e mëlçisë shoqërohen me rritje të vdekjes së qelizave të indeve të mëlçisë dhe se marrja e qelizave të vdekura vepron si një shtytës kryesor për riprogramimin e makrofagëve drejt një fenotipi imunosupresiv.

Bashkëpunëtori kryesor në hulumtim, profesor Ainhoa Mielgo, deklaroi se kanceri i pankreasit është një lloj tumori shumë agresiv që përhapet shpesh në mëlçi.

Qelizat e bardha artificiale të gjakut mund të eliminojnë kancerin, sipas një studimi të ri

– Aktualisht nuk kemi terapi efektive për trajtimin e pacientëve me kancer pankreatik që kanë metastaza në mëlçi. Këto gjetje janë vërtet emocionuese sepse zbulojnë një mekanizëm me anë të të cilit mund të synohen qelizat e kancerit të pankreasit që përhapen dhe rriten në mëlçi. Shpresa dhe synimi ynë tani është që këto gjetje laboratorike t’i përkthejmë në dobi të pacientëve – theksoi profesor Mieglo.