Jahjaga njofton se ka siguruar edhe një pajisje tjetër donacion për trajtimin e kancerit

03.05.2024

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Jahjaga njofton se ka siguruar edhe një pajisje tjetër donacion për trajtimin e kancerit Foto: Ilustrim

Ajo ka deklaruar se me dhurimin e kësaj paisjeje “do të përmisohet saktësia e ndërhyrjeve, minimizimi i kohës së shërimit dhe rezultatet tek pacientët e sëmurë më kancer”.

“Viteve të fundit ka rritje të konsiderueshme të rasteve të kancerit në vend dhe gjithë botën. Andaj dhurimi i kësaj paisje të avancuar do të përmirësoj padyshim saktësinë e ndërhyrjeve, do të minimizojë kohën e shërimit dhe do të përmirësoj rezultatet e përgjithshëm të pacientëve, veçanërisht në diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.