441 raste të Tuberkulozit gjatë 2020’s në Kosovë

441 raste të Tuberkulozit gjatë 2020’s në Kosovë

Sot, 24 mars, shënohet dita e Tuberkulozit.

Çfarë është Tuberkulozi?

Tuberkulozi është një smundje serioze ngjitëse dhe shkaktohet nga bakteria M. Tuberculosis.

Sëmundja mund ti përfshij të gjitha organet e trupit, por më së shpeshi
mushkërit.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se gjatë vitit 2020 në Kosovë janë regjistruar 441 raste të Tuberkulozit, shkruan SuharekaOnline.

Tuberkulozi mund të parandalohet, mjekohet, shërohet, poashtu në Kosovë barnat janë falas për të gjitha rastet e kësaj sëmundje.

Si paraqitet kjo sëmundje?

Kjo sëmundje paraqitet me këto shenja: temperaturë, djersitja gjatë natës, plogështia dhe zbehja, kollitja mbi 3 javë, këlbaza me shenja gjakut dhe humbja e peshës dhe oreksit.

A është sëmundje ngjitëse Tuberkulozi?

Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që përhapet përmes ajrit, nga i sëmuri te personi i shëndosh përmes përshtymës, teshtitjes dhe kollitjes.

RAPORTO