”Kampion” titullohet kënga e re e 2 Ton

Reperi i njohur kosovar, 2 Ton ka publikuar projektin e tij të ri muzikor.

”Kampion” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e konbinuar mes zhanreve hip-hop dhe RnB.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet 2 Ton, gjersa për ‘brea’-in është kujdesur DMSBeatz.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në qytetin e Ferizajt, prej nga vjen edhe vet reperi.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni A Vision.

2 Ton është mjaft i pëlqyer për zhanrin e tij të të kënduarit, me çka ndër vite ka tërhequr një pjesë të madhe të dëgjuesve pas vetes.

RAPORTO