U kapen me 3.45 gram marihuanë, policia arreston dy të dyshuar në Prizren

17.06.2023

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë. Për një arsye të tillë dje rreth orës 19:00 në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës […]

U kapen me 3.45 gram marihuanë, policia arreston dy të dyshuar në Prizren Foto: Ilustrim

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë.

Për një arsye të tillë dje rreth orës 19:00 në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se gjatë një kontrolli në rrugën “Ibrahim Luftiu” në Prizren tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 3.45 marihuanë.

Poashtu, lidhur me rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ku me vendim të tij pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ibrahim Lutfiu, Prizren, 16.06.2023-19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar 3.45 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.