E pazakontë – Dy mësuese në Prizren rrihen mes vete, policia jep detaje

29.04.2023

Ditën e djeshme, dy mësimdhënëse të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren, janë rrahur mes vete. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth kësaj përleshjeje. Si pasojë e përleshjes, njëra nga mësimdhënëset ka pësuar lëndime trupore ku më pas ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit […]

E pazakontë – Dy mësuese në Prizren rrihen mes vete, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Ditën e djeshme, dy mësimdhënëse të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren, janë rrahur mes vete.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth kësaj përleshjeje.

Si pasojë e përleshjes, njëra nga mësimdhënëset ka pësuar lëndime trupore ku më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

‘’ Prizren 28.04.2023-12:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare.

Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.’’ thuhet në raport.