[VIDEO] Aksident në rrugën Rahovec-Suharekë, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Rahovec-Suharekë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur të lënduar tre persona, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në ora 17:50 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Rahovec-Suharekë në mes dy automjeteve me targa vendore. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të trafikut dhe tejkalimit në vend jo të sigurt”.

“Tre persona kanë mbetur të lënduar momentalisht me ambulancë janë duke u dërguar për trajtim në spitalin Rajonal të Prizrenit”, deklaroi Gashi.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.