Vetplagosja në Dobërdelan, konfiskohet një pushkë gjuetie

01.02.2021

Të shtunën një person nga fshati Dobërdelan, është vetplagosur me armë gjuetie. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njejti ishte vetplagosur me pushkë gjuetie në vendin e quajtur “Te Ceri” në fshatin Dobërdelan të Suharekës, rreth orës 15:10. Personi në fjalë ka kërkuar ndihmë në emergjencën e qytetit pasi ishte  plagosur me armë […]

Vetplagosja në Dobërdelan, konfiskohet një pushkë gjuetie Foto: Ilustrim

Të shtunën një person nga fshati Dobërdelan, është vetplagosur me armë gjuetie.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njejti ishte vetplagosur me pushkë gjuetie në vendin e quajtur “Te Ceri” në fshatin Dobërdelan të Suharekës, rreth orës 15:10.

Personi në fjalë ka kërkuar ndihmë në emergjencën e qytetit pasi ishte  plagosur me armë zjarri (pushkë gjuetie) në shputën e këmbës së  majtë derisa kishte dalë në gjueti.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF-Suharekë, i njëjti me emergjencë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren dhe pas tretmanit që ka marrë atje është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia në vendngjarje ka konfiskuar një pushkë gjuetie e llojit Zastava, me të cilën dyshohet se është plagosur i dyshuari, si dhe 16 fishek të kalibrit 16mm të po kësaj arme.

Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda iniciohet rasti me procedurë të rregullt.