Vetëm të dielën, mbi 800 tiketa trafiku dhe 13 të arrestuar nga Policia e Kosovës

19.04.2021

Raportet e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie, duke e krahasuar me atë të ditëve të kaluara. Në bazë të raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në tërë vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 22 aksidente, prej tyre 5 […]

Vetëm të dielën, mbi 800 tiketa trafiku dhe 13 të arrestuar nga Policia e Kosovës Foto: Ilustrim

Raportet e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rënie, duke e krahasuar me atë të ditëve të kaluara.

Në bazë të raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se në tërë vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 22 aksidente, prej tyre 5 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia ka shqiptuar 879 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Ndër tjerash, të dielën policia ka arrestuar 13 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje.