Vetëm për 4 ditë afër 200 aksidente trafiku në Kosovë

18.06.2021

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion. Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së enjte në […]

Vetëm për 4 ditë afër 200 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së enjte në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 14 të tjera me persona të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre katër ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 180 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka grumbulluar statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 14 qershor deri më 17 qershor.

Më 15 qershor është regjistruar numri më i madh i aksidenteve, ku brenda kësaj dite u regjistruan gjithsej 47 aksidente, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 18 me persona të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
14 Qershor4601729
15 Qershor4701829
16 Qershor4401331
17 Qershor4301429
TOTAL180062118