Vetëm dje për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë ndëshkuar 173 shoferë

Vetëm dje për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë ndëshkuar 173 shoferë
Fisnik Sadiku

13.07.2021 / Kronika

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e tiketave për drejtuesit e automjeteve që nuk po i respektojnë rregullat në komunikacion.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar janë ndëshkuar 380 shoferë.

Po ashtu në njoftim është theksuar se për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë ndëshkuar 173 shoferë.

Ndërsa sa i përket për mos vendosje të rripit të sigurisë brenda 24 orëve janë ndëshkuar 314 shoferë.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon kontrolli dhe mbikëqyrja e trafikut rrugor, me ç’rast vetëm dje, me datë 12.07.2021:

(a) Për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, janë ndëshkuar 380 shoferë

(b) Për mos vendosje të rripit të sigurisë, janë ndëshkuar 314 shoferë

(c) Për përdorim të telefonit mobil, gjatë ngasjes janë ndëshkuar 173 shoferë

LEXO EDHE:  Për shkak fluksit të madh në Merdare, policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit