U shpall në kërkim, qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 25-vjeçarit

23.04.2021

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar. Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 26.02.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: KUSHTRIM (Luan) BOJAJ. Bojaj kërkohej nga Policia për veprën penale: […]

U shpall në kërkim, qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 25-vjeçarit Foto: © Hallka Marketing Agency

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 26.02.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: KUSHTRIM (Luan) BOJAJ.

Bojaj kërkohej nga Policia për veprën penale: “Vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 22.04.2021, është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndër tjerash në komunikatë thuhet se: “Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”.