Të martën policia ka dënuar mbi 800 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

14.04.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 gjatë ditës së martë ka shënuar një rritje të lehtë, duke e krahasuar me dy ditët e më herëshme, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Mirëpo, pavarësisht situatës me COVID-19, në Kosovë bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe […]

Të martën policia ka dënuar mbi 800 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 gjatë ditës së martë ka shënuar një rritje të lehtë, duke e krahasuar me dy ditët e më herëshme, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Mirëpo, pavarësisht situatës me COVID-19, në Kosovë bartja e maskës, mbajtja e distancës dhe higjienës personale dhe masave të tjera të cilat aktualisht janë në fuqi, respektimi i tyre është obligativ, në të kundërtën qytetarët dënohen nga policia.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së martë në tërë vendin kanë dënuar 868 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar dhe ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus.

Ndryshe, gjatë ditës së martë në Kosovë janë konfimruar 494 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 9 në Komunën e Suharekës, poashtu në 24 orëshin e fundit janë regjistruar edhe 12 viktima nga ky virus.