Të dielën policia ka dënuar 620 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid

09.11.2020

Dje Kosova ka shënuar rekord të “zi” sa u përketë rasteve pozitive me COVID-19, nga 1,794 testime kanë rezultuar pozitive 730. Edhe pse numri i të infektuarve me Covid-19 është i lartë, disa qytetar të Kosovës nuk po i shqetëson aspak, kjo shihet në statistikat e policisë ku SuharekaOnline mëson se brenda 24 orëve të fundit janë […]

Të dielën policia ka dënuar 620 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-Covid Foto: Ilustrim

Dje Kosova ka shënuar rekord të “zi” sa u përketë rasteve pozitive me COVID-19, nga 1,794 testime kanë rezultuar pozitive 730.

Edhe pse numri i të infektuarve me Covid-19 është i lartë, disa qytetar të Kosovës nuk po i shqetëson aspak, kjo shihet në statistikat e policisë ku SuharekaOnline mëson se brenda 24 orëve të fundit janë dënuar 620 persona për mosrespektimin e ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi me 26 gusht, 2020.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 24,155 raste nga 106,770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, 755 të vdekur dhe numri i rasteve aktive deri më tani është 7,278.