Suharekë: Vdes drejtuesi i traktorit pasi goditet nga rimorkio

20.10.2019

Një person ka humbur jetën në Suharekë, pasi është goditur nga rimorkio e traktorit që po drejtonte. Policia ka njoftuar se viktima, derisa ishte duke drejtuar traktorin, ka humbur kontrollin dhe pasi ka kërcyer nga traktori, është goditur nga rimorkio. Si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku me pas vdesë. Lajmin e […]

Suharekë: Vdes drejtuesi i traktorit pasi goditet nga rimorkio Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën në Suharekë, pasi është goditur nga rimorkio e traktorit që po drejtonte.

Policia ka njoftuar se viktima, derisa ishte duke drejtuar traktorin, ka humbur kontrollin dhe pasi ka kërcyer nga traktori, është goditur nga rimorkio.

Si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku me pas vdesë.

Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline shefi i Zyrës për Informim dhe marrëdhënie me publikun në policin e regjionit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Me datën 19.10.2019 rreth orës 14:50 informohemi nga Emergjenca Suharekë se kan informatë se ne bjeshkën e fshatit Vraniq eshte një person i lënduar .Patrulla policore se bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit  ka shkuar ne vend ngjarje ku ka kontaktuar dëshmitarin  i cili deklaron se viktima pasi ka humbur kontrollin mbi traktor  te tipit “Marsej” ngjyre e kuqe ka kërcyer me çrast goditet nga  rimorkio e traktorit qe i shkakton lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës ne Suharekë. Në vend te ngjarjes kane dale te gjitha njësit relevante te cilët ne konsultim me prokurorin janë duke u marr me rastin.
Viktima është  i lindur në vitin 1961.

Lidhur me rastin, vendi i ngjarjes është procesuar nga hetuesit e Forenzikës Rajonale dhe hetuesit e Mjekësisë Ligjore. Është intervistuar një dëshmitarë i cili e ka parë ngjarjen nga afër. Me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë i personit të lartshënuar është dërguar në IML-Prishtinë, për kryerje të autopsisë. Rasti është duke u hetuar nga Hetimet Rajonale në Prizren” ka përfunduar Osmanollaj.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.