Suharekë: Policia kërkon pronarët e 3 telefonave dhe të një shume të parave që të marrin pronën e tyre

05.12.2019

Në kuadër të bashkëpunimit me Portalin SuharekaOnline zyra për media e Policisë së Suharekës, nga kjo e fundit bëhet e ditur që deri më tani në stacionin policer në Suharekë gjendet një shumë e parave dhe tre telefona mobil pronarët e së cilave ende nuk janë gjetur apo idenfitikuar. Andaj në këtë rast Policia e […]

Suharekë: Policia kërkon pronarët e 3 telefonave dhe të një shume të parave që të marrin pronën e tyre Foto: Ilustrim

Në kuadër të bashkëpunimit me Portalin SuharekaOnline zyra për media e Policisë së Suharekës, nga kjo e fundit bëhet e ditur që deri më tani në stacionin policer në Suharekë gjendet një shumë e parave dhe tre telefona mobil pronarët e së cilave ende nuk janë gjetur apo idenfitikuar.

Andaj në këtë rast Policia e Kosovës në Suharekë bënë apel tek të gjithë qytetarët të cilët kanë humbur shumën e parave dhe ndonjërin prej telefonave që gjenden në fotot e mëposhtme të lajmrohen në stacionin policor në Suharekë apo në stacionin policor më të afërm.

Në foton 1 shihet pronari i parave të humbura ku sipas video xhirimeve personi në foto ende nuk është identifikuar dhe se më datën 03 nëntor 2019 rreth orës 14:42 përballë postës në trotuarin në anën e ish-bodrumit të verës ka humbur një shumë të parave.

Pronari i parave të humbura

Në foton 2 është një telefon mobil i tipit iPhone:

Në foton 3 është një telefon mobil i tipit Samsung Galaxy J7:

Në foton 4 është një telefon mobil i tipit HONOR: