Suharekë: Brenda javës, 2 vjedhje, 1 dhunë në familje dhe 6 aksidente trafiku

22.08.2019

Në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka kryesuese e takimit, përfaqësuesi i Policisë, përfaqësuesi i Zyrës për Informim, përfaqësuesi nga OSBE dhe nga KFOR-LMT. Nënkryetarja ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të […]

Suharekë: Brenda javës, 2 vjedhje, 1 dhunë në familje dhe 6 aksidente trafiku Foto: Ilustrim

Në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, ku të pranishëm ishin Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka kryesuese e takimit, përfaqësuesi i Policisë, përfaqësuesi i Zyrës për Informim, përfaqësuesi nga OSBE dhe nga KFOR-LMT.

Nënkryetarja ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka numëruar të gjitha takimet dhe ngjarjet duke dhënë nga një shpjegim të shkurtër për të gjitha ato që kanë ndodhur ku takimin koordinues për Diskutimin Publik për buxhetin e vitit 2020 dhe të tjera.

Përfaqësuesi i Policisë, ka raportuar për situatën e sigurisë në nivel komunal ku ka thënë se nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndë specifik dhe e ka vlerësuar si të qetë situaten, por ka numëruar disa raste siç janë: 2 lëndime të lehta trupore, 2 raste armëmbajtje pa leje, 2 vjedhje, 1 rast shqetësimi, 1 dëmtim prone, 1 vjedhje në tentativë, 1 dhunë në familje dhe 6 aksidente trafiku.

OSBE, ka njoftuar se janë në përgatitje të punëtorisë për buxhetin komunal të Suharekës 2020.

Nga LMT-KFOR, është deklaruar se janë duke punuar në aktivitetet e tyre të përditshme.