Suharekë: Brenda javës, 1 sulm fizik, 1 dëmtim prone dhe 1 rast gjetje e mjeteve të pashpërthyera

05.12.2019

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj.Mihrije Suka, për çdo të enjte mban në zyrën e saj, takimin e Sigurisë Lokale. Në këtë takim marrin pjesë: Policia e Kosovës, OSBE, KFOR-LMT dhe Zyra për Informim. Në këtë takim bisedohet për gjendjen e sigurisë brenda javës, ndërsa nënkryetarja Suka, i njofton të pranishmit me aktivitetet e javës, […]

Suharekë: Brenda javës, 1 sulm fizik, 1 dëmtim prone dhe 1 rast gjetje e mjeteve të pashpërthyera Foto: Ilustrim

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj.Mihrije Suka, për çdo të enjte mban në zyrën e saj, takimin e Sigurisë Lokale.

Në këtë takim marrin pjesë: Policia e Kosovës, OSBE, KFOR-LMT dhe Zyra për Informim.

Në këtë takim bisedohet për gjendjen e sigurisë brenda javës, ndërsa nënkryetarja Suka, i njofton të pranishmit me aktivitetet e javës, e që për këtë javë ajo potencoi disa aktivitete ku veçoi disa si: Solidarizimi i Komunës së Suharekës me qytetarët e Shqipërisë pas tërmetit të ndodhur atje dhe mobilizimi i Zjarrfikësve nga Suhareka për t’i dalur në ndihmë qytetarëve të prekur nga ky tërmet.

Ndërsa komandanti i Stacionit të Policisë në Suharekë, z.Milazim Lumi, raportoi se gjendja ka qenë e qetë duke i numëruar këto raste:
1 rast gjetje e mjeteve të pashpërthyera, 1 sulm fizik dhe 1 dëmtim prone.

Nga KFOR-LMT, u raportua se kanë vizituar të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës për t’ju shpërndarë revista “FOR YOU” nxënësve, kanë njoftuar se edhe janë takuar me kryetarin e Komunës z.Bali Muharremaj.