“Siguria në komunikacion”, vetëm në rajonin e Prizrenit shqiptohen 265 gjoba

04.08.2021

Tani kur kemi fluks të madh të automjeteve në rrugë, Policia Rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ  “Siguria në komunikacion”, një aktivitet i përbashkët të NJRKRR me Stacionet  Policore- Prizren, Prizren-Veri dhe Suharekë nën mbështetjen e NJRSH-së . Me qëllim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, njësitë e policisë kanë realizuar […]

“Siguria në komunikacion”, vetëm në rajonin e Prizrenit shqiptohen 265 gjoba Foto: Ilustrim

Tani kur kemi fluks të madh të automjeteve në rrugë, Policia Rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ  “Siguria në komunikacion”, një aktivitet i përbashkët të NJRKRR me Stacionet  Policore- Prizren, Prizren-Veri dhe Suharekë nën mbështetjen e NJRSH-së .

Me qëllim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, njësitë e policisë kanë realizuar aktivitetin në Komunat e rajonit te Prizrenit, ne parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”.

Policia rajonale Prizrenit, krahas planeve tjera operative për sigurinë në rrugë, po vazhdon të sanksionoj kundërvajtësit në trafik, ku gjatë 24 orëve për kundërvajtje të ndryshme ka shqiptuar 265 gjoba.

Ky aktivitet i Policisë, me masa të shtuara, ka për qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe i fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë  informatat (foto dhe sekuenca) në adresat elektronike të policisë (të dhënat e tyre do te ruhen me kofidencialitet të plotë).