Shqetësuese, brenda 24 ore 68 aksidente, një me fatalitet

30.11.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 68 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 23 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale. […]

Shqetësuese, brenda 24 ore 68 aksidente, një me fatalitet Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 68 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 23 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 979 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 6 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një në vuajtje të dënimit.