Shifra alarmante, mbi 100 aksidente trafiku vetëm në 24 orët e fundit

28.12.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 109 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 40 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 67 të tjera me dëme materiale. […]

Shifra alarmante, mbi 100 aksidente trafiku vetëm në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 109 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 40 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 67 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 168 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 20 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.