Rritet numri i aksidenteve, 51 aksidente për 24 orë, prej tyre 2 me fatalitet

11.10.2019

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 51 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë. Nga këto aksidente, fatkeqësisht 2 prej tyre ishin me fatalitet, ndërsa 14 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 35 të tjerë ishin me dëme materiale. Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e […]

Rritet numri i aksidenteve, 51 aksidente për 24 orë, prej tyre 2 me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 51 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.

Nga këto aksidente, fatkeqësisht 2 prej tyre ishin me fatalitet, ndërsa 14 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 35 të tjerë ishin me dëme materiale.

Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 1306 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve.

Po ashtu Policia për këtë periudhë kohore ka arrestuar 17 persona, ku 13 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.