Prokuroria njofton se katër persona në Suharekë janë ndaluar në procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit

11.10.2019

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, që është mbajtur më 6 tetor 2019, prokurorët kanë qenë të angazhuar në parandalimin e cenimit të drejtës së votës dhe ndjekjen penale ndaj kryesve të veprave penale kundër të drejtës së votimit. Rastet e paraqitura tek Prokurori i Shtetit dhe ato […]

Prokuroria njofton se katër persona në Suharekë janë ndaluar në procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, që është mbajtur më 6 tetor 2019, prokurorët kanë qenë të angazhuar në parandalimin e cenimit të drejtës së votës dhe ndjekjen penale ndaj kryesve të veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Rastet e paraqitura tek Prokurori i Shtetit dhe ato të filluara me iniciativën e tij, në bazë të informatave të marra nga mediat dhe shoqëria civile, janë trajtuar me përparësi nga prokurorët.

Deri në ditën e sotme Prokurorit të Shtetit i janë paraqitur tridhjetë e pesë (35) informata për dyzet e një (41) persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, prej të cilëve shtatë (7) komisionerë, dhe tridhjetë e katër (34) qytetarë. Për më tej, nga numri i përgjithshëm i këtyre 41 personave, njëzet e pesë (25) prej tyre janë ndaluar (për 48 orë), për dy (2) prej tyre gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj një (1) të dyshuari, gjykata ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka trajtuar dhjetë (10) raste ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

  • Katër (4) persona në komunën e Prizrenit të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.
  • Një (1) person në komunën e Mamushë-s, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.
  • Dy (2) persona në komunën e Prizrenit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.
  • Një (1) person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

Personat të cilët ishin ndaluar për 48 orë lidhur me fotografimin e votës, janë lëshuar në procedurë të rregullt hetimore për t’u vërtetuar elementet e veprës penale nga neni 215 të KPK.

  • Dy (2) persona në komunën e Suharekë-s, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga neni 217. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;
  • Një (1) person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;