Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person dhe ka kërkuar paraburgim për 4 të tjerë

02.03.2021

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 12 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 8 personave, të […]

Prokuroria e Prizrenit për 24 orë ka ndaluar një person dhe ka kërkuar paraburgim për 4 të tjerë Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 12 persona, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e një personi.

Gjithashtu kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj katër (4) personave, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).