Prokuroria e Prizrenit ngrit 7 aktakuza kundër 7 personave

18.06.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 63 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave. Prokuroria Speciale e Republikës së […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 7 aktakuza kundër 7 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 63 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare” nga neni 167, par.4 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Prokuroria Themelore Prizren
Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ngritur këto aktakuza:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.