Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza kundër 9 personave

10.12.2021

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza kundër 9 personave Foto: Ilustrim

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka bërë një (1) kërkesë për të caktuar masë të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:      

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 185, një (1) person për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’ nga neni 410 dhe një (1) person për veprën penale ‘’Kanosja’’ nga neni 181 i KPRK-së. Po ashtu, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.     

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së. 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 356 i KPRK-së.   

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.