Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza kundër 4 personave dhe kërkon paraburgimin e dy të tjerëve

20.08.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza, kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 4 aktakuza kundër 4 personave dhe kërkon paraburgimin e dy të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza, kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dhjetë (10) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjitshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.