Prizren: Theret me thikë një i ri pas një rrahje mes disa personave

11.03.2020

Një djalosh ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është therur me thikë dje në Prizren. “Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes disa të rinjve ku i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. Lidhur me rastin në stacion policor janë shoqëruar tre […]

Prizren: Theret me thikë një i ri pas një rrahje mes disa personave Foto: Ilustrim

Një djalosh ka marrë lëndime të lehta trupore pasi është therur me thikë dje në Prizren.

“Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes disa të rinjve ku i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lidhur me rastin në stacion policor janë shoqëruar tre persona. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.