Prizren: Paraburgim për nënën pasiqë rrahu fëmijën e saj

04.03.2020

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurës me iniciale L.B. nga  Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, dhuna në familje dhe veprës penale kanosje. Në komunikatën e GJTH-së, thuhet se ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat […]

Prizren: Paraburgim për nënën pasiqë rrahu fëmijën e saj Foto: Gjykata Themelore në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurës me iniciale L.B. nga  Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, dhuna në familje dhe veprës penale kanosje.

Në komunikatën e GJTH-së, thuhet se ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku e pandehura me iniciale L.B., me veprimet e saj i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës së ndjeshme, djalit të mitur, nga ambienti në të cilën jeton ku të dëmtuarin e ka djalë dhe viktimë e pambrojtur.

“Nga karakteristikat e saj personale e cila dyshohet se vuan nga ç’ rregullime mendore si dhe faktin se e njëjta ka ushtruar dhunë të vazhdueshme brenda familjes së saj tregojnë rrezikun e përsëritjes së kësaj vepre apo ndonjë vepër tjetër më të rëndë”, thuhet në komunikatë.