Policia vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në zbatim të masave ndaj COVID-19

14.05.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet nëpër terene të ndryshme për zbatimin e masave anti-COVID. Këto angazhime nga policia po reflektojnë pozitivisht edhe në rënien e rasteve pozitive me COVID-19. Përmes implementimit të planeve operacionale dhe zbatimit të masave të institucioneve shtetërore, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e […]

Policia vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në zbatim të masave ndaj COVID-19 Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet nëpër terene të ndryshme për zbatimin e masave anti-COVID.

Këto angazhime nga policia po reflektojnë pozitivisht edhe në rënien e rasteve pozitive me COVID-19.

Përmes implementimit të planeve operacionale dhe zbatimit të masave të institucioneve shtetërore, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Qëllimi i planeve policore, mbetet orientimi në ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit, zbatimit të masave anti COVID-19 dhe marrjen e masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk zbatojnë masat e parapara.