Policia përsëri nuk e ndal dorën, shqipton mbi 4 mijë gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

03.09.2021

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe rritjes së numrit të rasteve të vdekjes nga ky virus, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa të reja shtrënguese. Ndërsa, Policia e Kosovës së bashku me Inspektorët janë duke u angazhuar maksimalisht në zbatimin e masave anti-COVID, ku për qytetarët që […]

Policia përsëri nuk e ndal dorën, shqipton mbi 4 mijë gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe rritjes së numrit të rasteve të vdekjes nga ky virus, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa të reja shtrënguese.

Ndërsa, Policia e Kosovës së bashku me Inspektorët janë duke u angazhuar maksimalisht në zbatimin e masave anti-COVID, ku për qytetarët që nuk po i respektojnë këto masa ka zero tolerancë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore ka shqiptuar 4,237 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Ditëve të fundit janë rritur dukshëm kontrollet e Policisë, ku tashmë edhe policë civil po shqiptojnë gjoba për mos bartje të maskës si dhe masave të tjera kundër COVID-19.

Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u njoftuar për 1 mijë e 612 raste të reja me COVID-19 dhe 32 raste të vdekjes.

Aktualisht në Kosovë janë 26 mijë e 524 raste aktive me COVID-19.